Thursday, August 27, 2009


Beyonce dhe West nga tri nominime në MOBO

Beyonce, Kanye West dhe Keri Hilson janë në mesin e syperyjeve të cilët do të ballafaqohen për çmimet prestigjioze britanike Music Of Black Origin (MOBO) Awards, që zhvillohet muajin e ardhshëm.

Këngëtarja e muzikës r’n’b dhe ylli i muzikës rep udhëheqin me nga tre nominime secili. Ata do të përballen mes veti në kategorinë ‘realizimi më i mirë ndërkombëtar’ dhe ‘albumi më i mirë’, derisa Keri Hilson do të jetë konkurruese në dy kategori, atë për ‘realizimin më të mirë R&B/Soul’ dhe ‘realizimin më të mirë ndërkombëtar’.

Grupi N-Dubz, reperi Chipmunk dhe Tinchy Stryder po ashtu janë në konkurrencë. Ndarja e çmimeve do të zhvillohet në Glasgow, Skoci, më 30 shtator.


Dunst me të dashur më të ri

Aktorja Kirsten Dunst, 27-vjeçare, është duke përzier me një djalosh 22-vjeçar, një shok të vëllait të saj.

Ylli i filmit “Spider-Man” është parë duke u argëtuar me djaloshin pesë vjet më të ri në Mississippi gjatë vikendit të kaluar, dhe ka qenë i pushtuar nga ai.

“Kirsten ka takuar një djalosh të lezetshëm, të ri, në një bar në Oxford, Mississippi, dhe ata janë argëtuar së bashku dhe kanë pasur një ‘ngjitje’ të shpejtë të nxehtë. Ajo e ftoi atë në hotelin e saj dhe madje e nxori për mëngjes. Ajo po kalonte kohë të mira dhe vërtet i pëlqen djemtë më të rinj”, ka thënë burimi.


Lohan di kush ka plaçkitur shtëpinë e saj

Aktorja Lindsay Lohan thotë se ajo e di se kush e ka thyer shtëpinë e saj në Los Angeles gjatë vikendit të kaluar.

Sipas yllit të filmit “Mean Girls”, përgjegjës për plaçkitjen e shtëpisë së saj është një ‘mik i vjetër’ i aktores.

Duke u përgjigjur në një koment në faqen në Twitter, që thotë se ajo ka qenë me fat që kompjuteri i saj nuk është vjedhur, aktorja ka shkruar: “Për këtë arsye e di se nuk ka qenë plaçkitje. Gjërat elektronike janë marrë... vetëm gjërat të cilat një mik i vjetër e ka ditur se janë të rëndësishme për mua”.

Nga shtëpia e saj përveç këpucëve, çantave dhe stolive, është marrë edhe një kuti sigurie e aktores, e cila raportohet se ka pasur video dhe fotografi ku është përfshirë ajo, dhe të cilat mund ta turpërojnë atë nëse bëhen publike.